


FLOSS Kosova është një shoqatë joqeveritare Kosovare e themeluar me qëllim që të përkrah, promovoj dhe zhvilloj Softuer të Lirë dhe të Hapur, njohuri të hapura dhe participuese, edukim në teknologjitë informative, dhe shoqëri të hapur duke përdorur standarde të hapura komunikuese. Për t’i përmbushur qëllimet e saj organizata mban konferencën vjetore.
FLOSS Kosova mundëson qasje në Softuerin e Lirë dhe të Hapur dhe njohuritë përkatëse duke lehtësuar shpërndarjen dhe lokalizimin në gjuhët vendore të Kosovës. Ajo bashkëpunon me partnerët vendorë dhe ndërkombëtar, industrinë, akademinë dhe qeverinë për të shtyrë përpara qëllimet e shoqatës.