

Shërbime konsultante janë produkt i gatshëm përfundimtar që mund të zbatohet në organizata dhe institucione të ndryshme, dhe të mbështetura nga përvojat personale dhe expertizave të anëtarëve të ekipit të owpsee në sektorë të ndryshëm. Ne jemi të gatshëm për të ofruar këto shërbime partnerëve, organizatave jo-partnere dhe institucioneve si bashkëpuntorë të jashtëm dhe të mbrendshëm. Kjo është lista e shërbimeve konsultante më të zakonshme :
- Vlerësim i Web-it: Jemi të përqëndruar në procesin e pjesëmarrjes për të identifikuar së bashku me klientin aplikacionin e drejtë dhe mediat, duke synuar shfrytëzim miqësore, qëndrueshmërisë dhe qasjes.
- Zhvillim i platformës: punim me grupe për identifikimin e sistemit të hapur të organizuar ku grupet munden të nxisin g, mbështesin, artikulojnë dhe japin vizualitet temave të tyre thelbësore.
- Facilitim: punojmë me grupe në procesin ku individ dhe grupe ti shprehin pritjet dhe të arriturat e tyre në procesin e krijimt të një shkallë të lartë të konsensusit.
- Këshilla: punë me grupe apo individëve ballë për ballë duke ju ofruar këshilla, nxitje, dhe mjete në fushën e mediave, gjinisë, teknologjive të komunikacionit dhe informacioneve
- Vlerësim dhe Studim: Perspektivë praktike nga shoqëria në hulumtimet rreth çështjeve të lidhura me ICT në rajonin EJL në tema të përbashkëta, vlerësimin e programit duke siguruar përdorimin e metodologjisë më të përshtatshme për klientin.